Policia greke ka venë në pranga mbrëmjen e djeshme një shqiptar, pasi tentoi të rrëmbente një vajzë 18-vjeçare në Kretë.
Sipas mediave greke, i riu shqiptar teksa po udhëtonte me automjetin e tij privat, ka tentuar të fus me dhunë vajzën në makinën e tij.
Prindërit e 18-vjeçares kanë reaguar menjëherë pas këtij incidenti, duke kallëzuar rastin në polici.
“Familja ime vendosi të bëjë publik incidenti që ka përjetuar vajza ime, sepse ne besojmë se në këtë mënyrë do t’i jepen fund ngjarjeve të tilla”, tha babai i vajzës së re.
Identiteti i shqiptari ende nuk është bërë me dije.