Momenti i nderhyrjes se policit

Kronikë

Tentoi të shtypë me makinë një çift në Tiranë, lihet në burg Taulant Mekollari

21 Prill 2021, 12:09| Përditesimi: 21 Prill 2021, 13:01

  • Share

Taulant Mekollari, 39-vjeçari që tentoi të shtypë me makinë një çift në zonën e Yzberishtit në Tiranë është lënë në burg.

Ngjarja ndodhi para 2 ditësh në Tiranë dhe po të mos kishte ndërhyrë polici i Shqiponjave, Shkëlzen Tafa gjithçka mund të kishte përfunduar në tragjedi. 

Qytetarët filmuan momentin kur efektivi i policisë i nxjerr armën dhe zbret nga makina shoferin Tualant Mekollari, i sapodalë nga burgu. Ai  tentoi të shtypë Glodmir Malajn dhe gruan e tij shtatzënë.

39-vjeçari rezulton se është një emër i njohur për policinë e shtetit. Ai në vitin 2018 mësohet se u kap me drogë dhe me armë. Taulant Mekollari, në atë kohë 26 vjeç, është ndaluar nga policia e Çorovodës për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ai është kapur i fshehur në një banesë në Tiranë, tek të afërmit e tij gjatë operacionit “kushëriri”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?