Tentoi të trafikojë për prostitucion bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur, arrestohet 37-vjeçari

20 Qershor 2020, 11:56| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 12:11

  • Share

Tonin Pezeria, 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj të Shkodrës, është ndaluar nga policia pasi ka tentuar të dërgojë në Gjermani bashkëjetuesen e tij dhe vajzën e mitur të saj me qëllim për ti shfrytëzuar për prostitucion.

Për ngjarjen Pezeria ka bashkëpunuar edhe me shtetasin Z.F., 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

37-vjeçari më herët e kishte detyruar bashkëjetuesen e tij L. Gj të prostituohej në Gjermani, por pas kthimit në Shqipëri Pezeria kishte tentuar t'i niste sërish në Gjermani. Për këtë arsye ai u kishte marrë edhe pasaportat, të cilat policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në shtëpinë e tij.

Pezeria për të detyruar bashkëjetuesen e tij të prostituohej në Gjermani ka ushtruar edhe dhunë fizike e psikologjike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur: 20/06/2020 14:45

    Qelbanik

    Përgjigju
  • opinioni: 20/06/2020 12:32

    Kshu eshte kur mblidhet lloj lloj rrace e lloj lloj llumi ne Shkoder

    Përgjigju
    • vjeshta: 20/06/2020 17:39

      Dukagjinas hesapi!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?