DURRËS- Një 21-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi i është gjetur një armë zjarri të cilën po e trafikonte drejt Francës. Valmir Ademi me origjinë nga Kosova, por rezident në Francë, e kishte fshehur armën në automjetin tip "Fiat 500".
Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.