Kronikë

Po trafikonte drogë të fshehur në jastëk, në pranga i riu në Morinë (EMRI+VIDEO)

26 Maj, 10:15| Përditesimi: 26 Maj, 10:22

  • Share

Morinë- Një 35-vjeçar i cili tentoi të trafikonte në Shqipëri, 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis është arrestuar në flagrancë në Morinë

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga policia Petrit Gashi i kishte fshehur brenda jastëkeve.

 Sekuestrohen 2 pakot me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë dhe automjeti i tij.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, kanë goditur në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin P. G., 35 vjeç, banues në Fier.

Në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin P. G. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshem Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lajm në përditësim...

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?