Municioni luftarak i sekuestruar

Tentoi të trafikonte nga Shqipëria municion luftarak, arrestohet 54-vjeçari në Kakavijë

12 Nëntor 2023, 11:18| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 12:55

  • Share

Një 54-vjeçar është vënë në prangat e Policisë Kufitare Kakavije, pasi nga kontrollet iu gjetën të fshehura në çantë, 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete, të cilët tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi N. S. Nga kontrollet, në çantën e këtij shtetasi u gjetën 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete, të cilët tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 54 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak.'

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 12/11/2023 13:18

    Kto fisheket ne foto i ka policia e shtetit dhe garda, Jane futur ne menyre zyrtare dmth dhe jane shitur ne zeze, Sepse vazhdon rroga e policit dhe gardistit 500-700 mije lek Sikur eshte sanitare ose dado femijesh.. rroga qesharake, Normal qe do shesin arme e fisheke dhe ca te munden Se skane si te jetoje.. njerez plera qe smenduat njehere per njerezit Qe ju mbrojne jeten dhe rrezikojne jeten per ju Dite nate ne shi e diell e stuhi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?