Arma e sekuestruar

Kronikë

Me pistoletë në valixhe, pranga trafikantit në Rinas! Do e çonte në Gjermani(EMRI)

17 Qershor, 09:35| Përditesimi: 17 Qershor, 09:48

  • Share

Një shqiptar me nënshtetësi kanadeze ka rënë në prangat e policisë në Rinas. Arben Qinami tentoi të trafikonte një pistoletë drejt Gjermanisë.

Arma e zjarrit u zbulua pas komtrolleve me skaner në bagazhet e të arrestuarit.

Policia sekuestrou pistoletën me municion luftarak si provë materiale.

"Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani. 

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.         

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak", njoftoi sot policia.     

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?