Foto ilustruese

Tentoi të trafikonte veprat e artit drejt Italisë, kapet në Portin e Durrësit 32-vjeçari nga Kosova! I sekuestrohen 7 skulptura

25 Janar 2023, 09:48| Përditesimi: 25 Janar 2023, 10:12

  • Share

DURRËS- Me 7 skulptura në bagazhin e makinës, teksa përpiqej ti trafikonte drejt Italisë ka rënë në pranga në Portin e Durrësit, Vladimir Bardhi.

32-vjeçari nga Kosova u kap në Portin e Durrësit me 7 vepra arti në makinën e tij pa asnjë dokument për të vërtetuar origjinën apo pronësinë mbi to.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.  

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?