Tentoi të transportonte 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave, arrestohet 36-vjeçari në Gjirokastër

22 Qershor 2023, 12:07| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 12:19

  • Share

Një 36-vjeçar është vënën në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në tentativë për të transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.

Në pranga ka rënë Aleksandër Bregu,36 vjeç, banues në Durrës.

I arrestuari u ndalua në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", teksa transportonte me automjetin tip "BMË", 5 emigrantë nga vendet e lindjes së mesme dhe Afrikës se veriut, nga Saranda me destinacion Tiranën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "BMË" dhe një aparat celular.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?