Foto ilustruese

Tentoi të transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

21 Qershor 2022, 09:31| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 09:33

  • Share

Një 48 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Gjirokastrës.

48 vjeçari me iniciale K.S banues në Fier do të transportonte me makinën e tij 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Plani i tij dështoi pasi ai emigrantët u gjetën nga forcat blu të Gjirokastrës në afërsi të vendit ku u kap dhe 48 vjeçari që ishte dhe pika e tyre e takimit.

Ky nuk është rasti i vetëm i vetëm ku persona të ndryshëm transportojnë kundrejt fitimit shtetas të huaj kryesisht nga vendet e treta që e përdorin vendin tonë si transit për të kaluar në BE.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?