Gjykata e lartë e Koresë së Jugut shpalli fajtor Yoon Suk Yeol, duke e shkarkuar atë nga posti si president.
Vendimi i gjykatës shënon shkarkimin zyrtar të Yoon nga presidenca pasi parlamenti votoi për shkarkimin e tij në dhjetor të 2024-ës.
Largimi i Yeol hyri në fuqi menjëherë, që do të thotë se ai tani duhet të largohet nga rezidenca presidenciale, ndërsa priten të mbahen edhe zgjedhjet për presidentin e ri.
Tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën njëzëri të mbështesin fajësimin e Yoon - duke kujtuar natën kaotike të ligjit ushtarak kur ai dërgoi trupa në parlament dhe urdhëroi ushtarët të “zvarritnin” ligjvënësit që luftuan për të bllokuar dekretin, shkroi CNN.
"Presidenti kishte shkelur procesin formal të shpalljes së ligjit ushtarak, kishte shkelur të drejtat e ligjvënësve dhe kishte shkelur detyrën e tij si kreu i forcave të armatosura në një 'tradhti të rëndë të besimit të popullit', tha ushtruesi i detyrës së kreut të gjykatës, Moon Hyung-bae.
Në një gjyq të veçantë penal, Yoon u arrestua në 15 janar me akuzën e udhëheqjes së një kryengritjeje, më pas u lirua në mars pasi një gjykatë anuloi urdhrin e tij të arrestit - megjithëse nuk i hodhi poshtë akuzat.
Yoon falënderoi mbështetësit e tij, duke thënë se ishte një nder të shërbente si lider dhe se i vinte keq që nuk mundi të përmbushte pritshmëritë e popullit, pas vendimit të së premtes, i cili u prit me reagime të ndryshme në të gjithë kryeqytetin e Koresë së Jugut.
Ndërkohë kundërshtarët e Yoon festuan jashtë gjykatës, duke valëvitur flamuj dhe duke kërcyer.
Komente
