Rëndë te Psikiatriku, Blerta Josifi rrezikon burgun se fshehu vdekjen e motrës, pritet të merret në pyetje nga hetuesit (VIDEO)

4 Korrik 2020, 16:06| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 16:53

  • Share

Blerta Josifi 34-vjeçarja e vetmja e mbetur në jetë nga tragjedia e familjes Josifi merret në hetim nga policia me akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Mos deklarimi i vdekjes së motrës së saj Anisa Josifi të cilin me mamanë e saj Zhaneta ajo e mbajti për më shumë se një vit të fshehur e ngarkon atë me përgjegjësi penale, bëjnë me dije hetuesit për 'ReportTv'.

Aktualisht Blerta ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin psikiatrik në Tiranë ku po mbahet nën monitorimin e mjekëve.

Me qetësimin e situatës psikologjike të 34-vjeçares hetuesit të hënën pritet ta marrin në pyetje për të hedhur dritë mbi kontaktet që ajo me të motrën dhe mamanë kanë mbajtur para se të zbulohej krimi me dy viktima.

Vetë Blerta u gjet në kushte të rënda shëndetësore mbrëmjen e 2 korrikut në banesën ku edhe e ëma e saj Zhaneta dhe motra Anisa ishin të pajeta. Ndërkohë policia e Tiranës ka nisur edhe një verifikim në disa prej institucioneve fetare ku dyshohet se prestarët e familjes Josifi kishin qenë anëtare apo kishin kontakte, pasi kishin lënë Përmetin dhe ishin vendosur me banim në tiranë.

Materialet hetimore për këtë ngjarje i janë kaluar prokurorisë së Tiranës sipas neneve vetëflijim dhe moskallëzim krimi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilirjan: 06/07/2020 12:33

    Këta që hetojnë janë pjesë e ambjentit që i vrau të ndjerat . Nuk është Blerta fajtore, ajo është viktima. Hetoni shkaktarët që i shtynë në vetvrasje . Keni prapanicë ta bëni ?

    Përgjigju
  • realisti: 05/07/2020 09:56

    te gjithe gazetaret keto dite kane bere vetem thashetheme dhe opinione vetjake.asnje nga zyrtaret qe po merren me ceshtjen nuk kane permendur deshmitaret e jehovait.mos shfryni urrejtjen tuaj personale ndaj njerezve te pafajshem pa pasur prova.urrejtja ju mjegullon gjykimin

    Përgjigju
  • Iris: 05/07/2020 01:27

    Kjo vajza duhet mbajtur nen vezhgim per nje kohe te gjate jo vetem Brenda spitalit,por dhe jashte kur te dale,pasi ka rrezik qe te vete flijohet perseri.Ajo nuk duhet lene asnje here vetem,dhe vec kesaj duhet qe psikologet te punojne ne menyre konstante qe ta sjellin ne vete,megjithese nuk kam shume besim te psikologet tane.

    Përgjigju
  • masoni: 05/07/2020 00:07

    kjo eshte fe qe vjen nga amerika ka mbi 20 vjet qe vrasin veten shum te ri dhe te reja keto nuk martohen jasht sektit keto nuk japin gjak per ndim keto me duket se kan lidhje me masonet

    Përgjigju
  • Ho i Nderuar Gazetare !: 04/07/2020 18:25

    Ku e gjete kete Titull ta vendosesh ne Gazete ? Ne vend qe te shkruash me gjere qe shteti te mare masa,,per kete lloje Sekti Kriminal ,,qe ka zene rrenje aty ne Shqiperi ..Juve shkruani Ajo Rrezikon burgun. ! Asaj i eshte bere shpelarja e Trurit nga Sektet aty Johavajit ! Juve fajesoni ate Zonje te pafajshem.. Analizo dhe shkruaj Artikj te tjere ,per te shpetuar Jete Njerezish,,mos shiko vetem te shtypesh Tastaturat ,per Financat qe mere ne Artikuj.. Ndergjegjeso Njerezimin aty..me shkrimet ..Suksese..

    Përgjigju
    • Bobi: 04/07/2020 22:19

      @ Miri Ty te paska ikur truri ne drejtim te paditur. Apo dhe ty te paskan bere shpelarje truri Deshtaket e Dhjerovahit. Ata qe jan pjese e kte sekti duhen mbyllur ne psikiatri dhe ata qe e perhapin te perfundojne ne turren e druve.

    • Jurist: 04/07/2020 19:42

      Nuk meren ne pergjejsi penale , familjaret per mos kallezim krimi te kryre nga familjaret e tjere, as detyrohen te deshmojne po nuk kane deshire. Hetimi do jete per ata qe i kane shtyre ne vetevrasje , ne kete rast kjo eshte viktime. Ja ka futur kot gazetari.

    • Miri: 04/07/2020 19:03

      Pse flet kot kur si njef fare deshmitaret e Jehovait. E para zonja ne fjale ska qen kurre e tille dhe e dyta asnjehere deshmitaret e Jehovait nuk u thone njerezve qe te vetvriten. Jane vetem shpifje te.rreme. lat nam sinqerisht

    • Tani: 04/07/2020 18:55

      Po ç'faj ka gazetari kur lajmin e ofron prokuroria se prokuroria ka tagër ta akuzojë vajzën që mbijetoi jo gazetari, ndaj vëmendja duhet të shkojë ndaj përgjegjësisë që kanë strukturat shtetërore jo vetëm të kuptojnë problematikat e rastit në fjalë por edhe të rekomandojnë ndjekjen përkatëse për shërim dhe shpëlarje truri pra rehabilitim.

  • Maja: 04/07/2020 17:24

    Ndalojini sa me pare keta sharlatane pa vdekur dhe te tjere. Duhet te nderhyet dhe te veprohet shpejte, po shfrytezojne varferine dhe injorancen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?