Kronikë

Tentoi të vidhte me dhunë 3 italiane, arrestohet 18-vjeçari në Durrrës (EMRI+VIDEO)

29 Prill, 10:11| Përditesimi: 29 Prill, 10:26

  • Share

Durrës- Një 18-vjeçar i cili tentoi të vidhte me dhunë 3 italiane ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.13 në orët e para të mëngjesit.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë dokumentuar edhe 2 vjedhje të tjera nga Dorjan Abazi. Sipas njoftimit të policisë më 27 dhe 28 prill i riu ka thyer xhamin e 2 auromjeteve ku ka marrë disa sende personale.

Gjatë kontrollit në banesën e 18-vjeçarit efekivët gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë organizuar punën për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera me dhunë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi:  

D. A., 18 vjeç, banues në Durrës.Ky shtetas dyshohet  se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane,.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27.04.2025, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28.04.2025, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. A., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura", informoi sot policia.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 36-vjeçar për moskallëzim krimi.

"Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit", shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas", thuhet më tej në njoftim. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?