Kronikë

Tentoi të vidhte në një automjet, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë! Në kërkim pronari i makinës

11 Qershor, 12:40| Përditesimi: 11 Qershor, 12:47

  • Share

Kavajë- Një 36-vjeçar banues në Kosovë ka rënë në prangat e policisë së Kavajës.

Blutë bëjnë me dije se 36-vjeçari tentoi të vidhte në një makinë pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël. 

Ndërkohë në kërkim është shpallur pronari i makinës, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i tij.

Makina u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetas, se kishin tentuar të vidhnin në automjetin e tij, në fshatin Luz i Vogël, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga hetimet dyshohet se mbrëmjen e djeshme, shtetasi G. G. ka tentuar të vjedhë sende personale nga automjeti i parkuar pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë e kanë kapur në flagrancë shtetasin G. G., duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin në pronësi të shtetasit S. B., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i 36-vjeçarit, për këtë vjedhje.    

Në vijim  të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 39 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja", mbetur në tentativë dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?