Kronikë

Tentoi të vrasë me armë 25 vjeçarin në Durrës, arrestohet autori

10 Gusht 2021, 10:40| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 10:52

  • Share

31 vjeçari Hamdi Llana është arrestuar në Durrës pasi 2 ditë më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri  25 vjeçarin Ilges Spaneshi.

25 vjeçari si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit H. Ll., 31 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, më datë 08.08.2021, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin I. S., 25 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë. 25-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?