Ardit Aldedja, 33-vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi ka tentuar që të vrasë me armë zjarri pistoletë një 20-vjeçarin S.A.
Sipas policisë nga veprimet hetimore dyshohet se Ardit Aldedja, 33-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Peshkopi.
Pas ngjarjes, Agron Muça, i arrestuar tashmë, së bashku me Klement Aldedjan, Indrit Belban dhe Xherdan Korimani, ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.
Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim kapjen e Ardit Adedjas dhe të 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.