Tentoi të vrasë pronarin e një klubi nate në Elbasan/ Miku i Jul Sinanaj meret i pandehur, del në gjyq

8 Shtator 2019, 14:56| Përditesimi: 8 Shtator 2019, 17:52

  • Share

ELBASAN- Kushëriri i të dënuarit me 35 vite burgim Julian Sinanaj, Astrit Sinanaj, i dënuar edhe ky në 2012 nga gjykata e Elbasanit me 8 muaj burgim për “Armëmbatje pa lejë” dhe pjesë e një grupi kriminal në Elbasan, është marë i pandehur dhe pritet që në fund të muajit shtator të dalë para gjykatës së Elbasanit, por t'u përballur me akuzat e ngritura. Sinanaj akuzohet nga prokuroria për akuzën “Vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, “Shkatërim i pronës me eksploziv”, “Prodhim dhe mbajtje pa lejë i armëve luftarake”.

42-vjeçari banues në Tiranë por në momentin e arrestimit fshihej në Vlorë. Së bashku me Sinanaj janë marë të pandehur më përpara dhe dy persona të tjerë Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjeri nga Elbasani, të cilët akuzohen për akuzën e "Moskallëzimit të krimit". Sipas hetimeve të prokurorisë së Elbasanit, Astrit Sinanaj, dyshohet se ka ka vendosur një sasi tritoli në "Clab Havana" në këtë qytet, pronë kjo që administrohet nga Kreshnik Musabelliu. Por për këtë rast hetimet kanë ngelur vetëm tek dyshimet pa arritur të sigurohen prova. Pavarësisht kësaj Sinanaj është marë i pandehur dhe dërguar në gjykatë për një rast tjetër vendosje tritoli, pasi ka tentuar të vrasë biznesmenin Fuad Verzivolli që administron "Clab Gloë" në Elbasan. Gjithmonë sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj ka tentuar të vrasë me eksploziv biznesmenin Fuad Verzivolli, dhe këtë gjë e ka kryer me veprime konkrete në datën 6 maj 2017 duke i vendosur një sasi tritoli poshtë makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Elbasanit, kur në afërsi të teatrit “Skampa”, poshtë një automjeti tip “Volsvagen” është konstatuar një sasi sasi tritoli C4, e ngjitur me letër natriban dhe e lidhur me një aparat telefonik,fitila e detenatorë. Sasinë e tritolit poshtë makinës e ka konstatuar një oficer i policisë gjyqësore pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Elbasan i quajtur Saimir Dika, i cili ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shkuar policia dhe ka rrethuar zonën. Sipas dëshmisë së oficerit “… në datën 6 maj 2017 rreth orës 09:45 minuta kam qenë duke pirë kafe tek bar “Grandi” dhe më ka telefonuar djali i hallës së një kolegut tim Libiond Përmarku dhe quhet Martin Gjergji dhe më ka thënë se përpara lokalit që unë kam me qëra, dyshohet se është një bombë. Unë i kam thënë se telefono policinë dhe i thashë numrin 129, Pas kësaj telefonate ka shkuar tek vendi i ngjarjes dhe në momentin që po bënte një foto ka dëgjuar një plasje si ato të kapsollave që përdorin fëmijët në raste festash…”.

Pas këtij shpërthimi është bërë dhe mnarja e gjurmëve të gishtave në xhamin e makinës dhe në pakon e tritolit të mbështjellë me natriban. Për të dokumentuar këtë ngjarje kriminale janë sekuestruar disa pamje filmike në disa prej rrugëve të Elbasanit ku dallohet qartë një person që vendos sasinë e tritolit dhe më pas largohet me një automjet “Fiat Punto”. Policia e Elbasanit ka verifikuar targën e këtij automjeti i cili rezultoi se ishte në emër të Thanas Thoma. Ky person është marr dy herë në pyetje duke treguar se në datën 6 maj 2017, ku ka ndodhur dhe ngjarja ka kaluar me makinë në qëndër të Elbasanit, ku aty ishte takuar me një të njohurin e tij të quajtur Astrit Sinanaj, të njohur nëpërmjet një shokut të tij të quajtur Martin Arapi. Ai sqaron se janë ulur në barin e kazinosë ku punon së bashku me Astritin, ka pirë një kafe dhe më pas ka ikur në shtëpi. Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Astrit Sinanaj,i cili ka pohuar se nuk kishte njohje me biznesmenin Fuad Verzivolli, dhe se në vendin e ngjarjes ka qenë krejt rastësisht.

“Shqiptarja.com” mëson se 42-vjeçari Sinanaj, është arrestuar në 2017, por gjykata e Shkallës së Parë Elasan e ka lënë vetëm "40 ditë në burg", me qëllim kryerjen e disa verifikimeve. Pas përfundimit të afatit 40 ditor ai është lënë i lirë, por lirimin e Sinanaj prokuroria e ka kundërshtuar në gjykatën e Apelit Durrës, e cila ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”. Sinanaj qëndronte i fshehur në Vlorë por në qershor të 2019 ai është arrestuar nga forcat operacionale dhe tashmë pritet që brenda shtatorit të dalë para gjykatës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?