Florian Selimi i vrarë në vitin 2019

Kronikë

Tentoi të vriste 33-vjeçarin në Fier, Kiri Mernica në arrest shtëpie! I akuzuar për vrasjen e një 23-vjeçari 2 vite më parë

17 Prill 2021, 09:19| Përditesimi: 17 Prill 2021, 09:34

  • Share

1618644845_MERNICASELIMAJ.jpg

Kiri Mërnica I arrestuar sot dhe Florian Selimi, i vrarë në vitin 2019

Kiri Mernica, i akuzuar si një nga personat që plagosën dje në fshatin Sulaj të Fierit Pashk Palnikajn, rezulton se ishte në arrest shtëpie, masë që e ka thyer. Mernica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. Ndërsa nuk bëhen ende me dija rrethanat se si ai u la në arrest shtëpie.


Lajmi kryesor:

Zbardhet tentativa e vrasjes së 33-vjeçarit dje në Fier, 3 persona në pranga dhe 1 në kërkim! Një nga autorët e dyshuar i përfshirë në vrasjen e një të riu 2 vite më parë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?