Kronikë

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

24 Nëntor 2024, 10:39| Përditesimi: 24 Nëntor 2024, 10:41

  • Share

Fier- Policia e Fierit arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes së ndodhur 3 vite më parë në Fier.

Në pranga ka rënë Robert Merrnica, 4 vjeç banues në fshatin Sulaj, Fier.

Ngjarja ndodhi më 16 prill të vitit 2021 në fshatin Sulaj të Fierit, kur 47 vjeçari Pashk Palnikaj u tentua të vritej. 

Ndaj tij Gjykata e Fierit kishte caktuar masë sigurie "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje me paramendim", e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" informoi sot policia.

Operacioni u kodua ‘Tentativa’.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?