Mirjan Laraj, shqiptari i arrestuar ne Zvicer

Kronikë
Top 24

Tentoi të vriste bashkëatdhetarin me thikë në Romë, arrestohet shqiptari në Zvicër (Emri)

13 Janar 2019, 13:04| Përditesimi: 13 Janar 2019, 13:10

  • Share

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër pasi për të kishte një urdhër ndalimi ndërkombëtar. Mirjan Laraj, goditi një shqiptar në 2 shkurt 2012 në Romë dhe u dënua me 10 vite burg nga drejtësia italiane për vrasje në tentativë.

Shqiptari që u godit nga Laraj ishte duke mbrojtur një vajzë që Mirjan Laraj ishte duke e ofenduar, raportojnë mediat italiane.

Ai u arrestua nga një bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj zvicerane.  Shqiptari ndodhet tashmë në Itali, në një burg në Milano, ku pritet të vuajë edhe dënimin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?