Kronikë

Librazhd/ Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet 75 vjeçari (EMRI+VIDEO)

10 Qershor, 13:36| Përditesimi: 10 Qershor, 15:09

  • Share

Librazhd- Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në qytetin e Librazhdit.

Një 75-vjeçar tentoi të vriste duke e djegur me benzinë fqinjin, gjatë një sherri.

Autori i identifikuar si Gazmend Ozuni ka rënë në prangat e policisë, ndërsa fqinji i tij është transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar  shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?