Testi i alkoolit ndaj Benard Shkajotit

Kronikë

Tentoi të vriste komshiun me makinë pas sherrit, arrestohet shoferi i dehur në Durrës (EMRI)

16 Gusht, 13:36| Përditesimi: 16 Gusht, 13:37

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sukth të Durrësit, ku një 32-vjeçar i quajtur Benard Shkajoti tentoi të vriste me makinë komshiun e tij pas një sherri mes të dyve.

Sipas policisë, 32-vjeçari përplasi me makinë komshiun, duke i shkaktuar lëndime. Ky i fundi u dërgua në spital.

Ngjarja ndodhi pas një sherri me fyerje dhe ofendime mes të dyve.

Benard Shkajoti u arrestua dhe rezultoi se ishte i dehur në masën 0.92mg/l.

Ai akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Tentoi të vriste me makinë komshiun e tij, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime  dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e  Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?