Foto ilustruese

Kronikë

Tentoi të vriste me armë kushëririn pas një konflikti çasti, policia e kap në moment autorin në Berat

8 Nëntor 2020, 10:02| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 14:29

  • Share

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Berat, duke arrestuar një 35 vjeçar i cili ka tentuar të vrasë kushëririn e tij me armë.

Në pranga ka rënë K. S., 35 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.

"Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në fshatin Karkanjoz, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë. Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër", thotë policia.

1604826621_1604826236ea7f78eff8c9473891c233d2d991320a.jpg

Arma e sekuestruar

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?