Foto ilustruese

Kronikë

Përplasi me dashje me makinë punonjësin e një kompanie që po ndërtonte rrugën, arrestohet 67-vjeçari në Mirditë

20 Maj 2021, 12:29| Përditesimi: 20 Maj 2021, 12:42

  • Share

67-vjeçari Dedë Doçi është arrestuar në Mirditë pasi ka tentuar të vrasë punonjësin e një kompanie që po ndërtonte rrugën duke e përplasur me makinë me dashje.

I plagosuri Nazmi Halila pas marrjes së mjekimit është larguar për në shtëpi. 67-vjeçari Doçi pretendonte se vendi ku kompania kryente punimet ishte pronë e tij

Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës. Shtetasi N.H.,pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë”, thotë policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë " dhe " Vetëgjyqësia".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?