Foto ilustruese

Kronikë

Tentoi të vriste një person në Korçë, 39-vjeçari arrestohet në Greqi

15 Korrik, 08:50| Përditesimi: 15 Korrik, 08:58

  • Share

Një 39-vjeçar i cili tentoi të vriste një person në Korçë është arrestuar në Greqi.

Deni Mecolli alias Denis Mecolli pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

I arrestuari goditi me thikë Ergys Shtyllën më 4 shkurt të këtij viti.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët në Greqi, në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

D. M. alias D. M., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë).

Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?