Tentoi të vriste për rrjetat e peshkimit, arrestohet pas 9 vitesh! Xhaxha e nip po bënin gati parcelën me kanabis

8 Qershor, 10:03| Përditesimi: 8 Qershor, 10:15

  • Share

Një 57 vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar 9 vite pasi tentoi të vriste Bensik Vatën pas një konflikti për rrjetat e peshkimit në zonën e Lagunës së Patokut.

Agim Zela ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Tiranës me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj, informoi sot policia e Lezhës.

Ndërkohë një 62 vjeçar është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tij pasi po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.      

U arrestua në flagrancë  Ndue Gjini 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, Ardit Gjini, 31 vjeç, "pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë” informoi sot policia.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?