Tentoi të vrasë veten në qendrën e dëbimeve, shqiptari ndërron jetë në spital pas disa ditësh! Në Angli shkoi me gomone para një viti

18 Nëntor 2023, 19:43| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 21:15

  • Share

Ka ndërruar jetë në spital emigranti shqiptar në Angli ndërsa prej disa ditësh ndodhej në luftë për jetën, për shkak të një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes të azil kërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick.

Sipas “The Guardian” 37-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Angli, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin East Surrey, në Redhill. Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga Home Office.

Bëhet fjalë për një 37- vjeçar me origjinë nga Librazhdi i cili kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone.

Emigranti shqiptar prej ditësh mbahej në këtë qendër emigrantësh me qëllim dëbimin nga Anglia. Ai është gjetur më shumë se një javë më parë në dhomë i varur me çarçafë, nga shoku i dhomës. Besohet se një depresion i mundshëm e çoi në tentativën e vetëvrasjes shqiptarin që ishte marrë nga oficerët e emigracionit në banesën ku jetonte në Londër.

Au  u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia, mjeku ligjor dhe avokati kanë nisur hetimet.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se edhe një tjetër shqiptar ka tentuar të vrasë veten në kampin e emigrantëve të paligjshëm. Pas tentativës për vetëvrasje, shqiptari i dytë u deportua në Atdhe, por u rikthye në mënyrë të menjëhershme në Angli pas një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?