Kronikë

Tentoi t’i arratisej ‘Shqiponjave’ me armë në makinë, 31-vjeçari merr përpara 7 automjete e 1 motor! Lëndohet polici dhe gruaja (EMRI+VIDEO)

5 Tetor, 13:23| Përditesimi: 5 Tetor, 13:55

  • Share

Një automjet me drejtues 31-vjeçarin Imer Krrashi është vënë sot në ndjekje nga forcat ‘Shqiponja’. Imer Krrashi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, por në momentin që efektivët kanë kërkuar për të bërë kontroll të automjetit, 31-vjeçari pasi ishte i armatosur, ka ikur me shpejtësi duke tentuar të arratisej në drejtim të Tegut.

Në ndjekje e sipër, ai ka kërkuar 7 automjete si dhe një motor ku udhëtonte një polic, i cili ishte jashtë shërbimi, së bashku me bashkëshorten e tij.

Si pasojë e përplasjes polici ka mbetur i plagosur gjithashtu në gjendje të rëndë ndodhet dhe bashkëshortja e tij, por fatmirësht të dy ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Pas një ndjekje intensive, Imer Krrashi është vënë në pranga ndërsa është sekuestruar dhe arma e zjarrit e llojit pistoletë.

“Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital. Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale”, njofton policia.

Për shkak të kësaj ngjarje, trafiku nga mbikalimi i Saukut në drejtim të Teg-ut është totalisht i bllokuar.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?