Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë,shtrim i detyrueshëm i përkohshëm në një spital psikiatrik për 20-vjeçarin me probleme mendore, i cili tentoi t'i rrëmbente fëmijën 4-vjeçar nga krahët e së ëmës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 17 të Korçës, ku 20-vjeçari Paulo Vellku, më 22 maj tentoi të rrëmbente vajzën 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj,
Gjatë tentativës për rrëmbim nga personi me probleme mendore, kanë ndërhyrë disa të rinj që ndodheshin aty që kanë parandaluar ngjarjen.
Paulo Vellku është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje, ndërkohë që njihet si person me probleme të shëndetit mendor. Gjate seancës se sotme 20-vjeçari ka treguar se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa dyshohet se ai ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Sipas burimeve në rastin ku u dënua për dhunë në familje ai është dërguar në burgun e Zaharisë.