Nargiza Aitmatova

Bota

Tentoi t'u shiste të birin për 4000 paund trafikatëve të organeve, policia infiltrohet si blerës dhe arreston nënën e 7-vjeçarit

15 Gusht 2022, 22:11| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 07:44

  • Share

Një nënë nga Kirgizistani tentoi të shiste djalin e saj të mitur për £4000, duke e reklamuar në disa faqe për transplantin e organeve njerëzore, në internet.

Nargiza Aitmatova, 36 vjeç, u arrestua në Rusi pasi postoi njoftime në rrjetet sociale duke thënë se donte tua shiste djalin e saj “të shëndetshëm” tregtarëve të organeve.

Policia ruse, në bashkëpunim me grupet kundër skllavërisë u infiltruan si blerës potencialë, ku lanë takim me 36-vjeçaren për ‘të blerë djalin’, operacion që çoi në arrestimin e saj. Takimi u zhvillua në një qendër tregtare në Yekaterinburg, ku Aitmatova do ua dorëzonte djalin në këmbim të parave ‘blerësve’ që kishin shfaqur interes në postimet e saj në internet. Burimet thonë se gjatë bisedës ajo dorëzoi dokumentet e fëmijës, duke përfshirë kartën shëndetësore, certifikatën e lindjes dhe kartën e migracionit.

Nargiza Aitmatova, 36 vjeç, tentoi të shiste të birin

Personat e përfshirë në operacion e kanë pyetur disa herë nënën nëse ishte e sigurt për aktin që do të kryente.

“Ajo u pyet disa herë nëse e dinte se çfarë po bënte saktësisht, nëse e kuptonte që nuk do ta shihte më djalin e saj, sepse ata që e ‘blejnë’ nuk duan që ajo të ketë asnjë kontakt me të. Ajo tha se kuptonte gjithçka”, tha policia. 

Ndërsa futi paratë në xhep, nëna e gënjeu djalin duke i thënë të priste aty sepse babai i tij do ta merrte më vonë.

Nargiza Aitmatova me të birin në qendren tregtare

Operacioni u krye nga grupi kundër skllavërisë dhe trafikimit Alernativa dhe oficerët rusë të policisë, pasi vunë re reklamat e saj në internet për të shitur djalin.

Gjatë negociatave ballë për ballë, Aitmatova "u soll me qetësi" dhe i dha "blerësit" një shans për të folur me djalin. Oficerët e arrestuan menjëherë nënën, me akuzën për trafikim të fëmijëve.

Nargiza Aitmatova në seancën gjyqësore të paraburgimit

Në seancën e paraburgimit, gjyqtarja e la 36-vjeçaren në paraburgim për dy muaj, në pritje të një hetimi penal. Gruaja, e cila u pa në gjykatë me fytyrën pjesërisht të mbuluar, tha se donte ta shiste djalin për të shlyer disa borxhe, meqenëse edhe burri i saj i ri nuk e pëlqente fëmijën, babai i të cilit ishte partneri i saj i mëparshëm.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lari: 16/08/2022 01:14

    Vdeksh ne vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?