Deputetët e Rithemelimit që janë përjashtuar nga seanca plenare, kërkojnë të futen me dhunë në sallën e Kuvendit. Duke qenë se kanë bllokuar hyrjen për në Kuvend, kanë lënë jashtë edhe Fatmir Mediun i cili siç shihet në foto ka mbetur i bllokuar mes të përjashtuarve. I mbetur jashtë seancës, deputeti Mediu ka marrë në telefon Lindita Nikollën duke i kërkuar të hapin derën e parlamentit.
"O kryetare hapni derën, nuk jemi të përjashtuar ne", i ka thënë Mediu.
Lajmi kryesor:
Deputetët e Rithemelimit s'heqin dorë nga kaosi në Kuvend, protestë jashtë! Garda ndalon të përjashtuarit! PS i paralajmëron: S'na ndalni (VIDEO + FOTO)
B.K/ReportTv.al