3 hajdutë kanë tentuar që të vjedhin një dyqan celularësh sot rreth orës 06:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier por janë pikasur nga një efektiv policie që po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore, i cili u ka prishur planin.
Punonjësi i policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë i goditur me automjetin e tyre, makinën e tij private.
Për kapjen e autorëve janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor ka gjetur prova materiale të lëna prej tyre në vendin e ngjarjes.
Dyqani ku u tentua të kryhej vjedhja
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 06:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.
Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.
Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.
Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.