'Do iu djeg me benzinë', 'çmenduri' të denja për film në Kavajë! Plagos me thikë dy persona, merr peng taksistin dhe kërcënon se do djegë karburantin, pranga 45-vjeçarit (VIDEO)

16 Shkurt 2022, 19:32| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 20:02

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku nga një sherr në familje ka degraduar në plagosje me thikë, pengmarrje e deri në kërcënim të djegies së të një karburanti.

Ngjarja ka nisur mes një sherri mes 45 vjeçarit Astrit Pukameka dhe një kushëriri të ish bashkëshortes së tij, Bardhyl Petja të cilin e ka plagosur me thikë dhe është larguar me vrap. Nën kërcënimin e thikës, 45-vjeçari ka hipur në një taksi ku i ka kërkuar drejtuesit të mjetit ta largojë sa më shpejt nga aty. Më pas ai i ka kërkuar ta ndalojë në një pikë karburanti në Kavajë dhe pasi ka ndaluar ka plagosur me thikë taksistin Arjan Shau.

Më pas 45-vjeçari është futur në karburant ku ka grabitur xhiron ditore prej 120 mijë lekësh dhe më pas ka marrë një nga pompat e furnizimit me benzinë dhe ka kërcënuar se do i vinte flakën karburantit dhe vetes. Në këtë moment ka ndërhyrë në kohë policia, duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën.

45 vjeçari do të përballet me veprat penale "Kanosja", "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Vjedhja me dhunë", "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 16/02/2022 22:21

    Bravo! Urime urime per policine e kombit time!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?