Taksisti i mbetur pa patentë tenton të vetëdigjet para Kryeministrisë, e neutralizon Garda dhe Policia në 1 minutë / Emisioni 112 transmeton pamjet ekskluzive

18 Korrik 2020, 20:45| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 08:22

  • Share

TIRANË – Emisioni 112 transmeton pamjet ekskluzive nga ndërhyrja e shpejtë e Gardës së Republikës dhe policisë teksa një person ka tentuar të vetëdigjet para godinës së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. 

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:22 të kësaj të shtune teksa personi i cili mbante një shishe benzine në dorë po lëvizte me biçikletë duke u futur më pas në rrugën para hyrjes ballore të Kryeministrisë. 

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i 3 punonjësve të Gardës që i kanë hequr shishen me benzinë me të cilën djali po përpiqej të lyente veten. Personi shtrihet në tokë nga gardistët, gjithë momenti zgjat vetëm 1 minutë ndërsa ndërhyjnë menjëherë forcat Shqiponja dhe patrullat e rendit. Personi shoqërohet në Komisariatin nr. 1 ndërsa më pas është dërguar në Spitalin nr. 5 në kryeqytet për trajtim mjekësor. 

Burime nga policia thonë për Report TV se personi është një 39-vjeçar me inicialet U.K., që punonte si taksist ndërsa së fundmi atij i ishte hequr patenta dhe në kushte të rënduara psikologjike dhe në gjendje të dehur tentoi të vetëdigjet. 



Siç shihet edhe në pamje personi ka ardhur me biçiklete nga rruga në krah të Kryesisë së Kuvendit në orën 14:22 e 10 sekonda ndërsa në njërën dorë mban shishen e benzinës.

Në 14:22 e 22 sekonda djali me biçikletë ngjitet drejt hyrjes së Kryeministrisë. 

Në orën 14:22 e 35 sekonda djali ndodhet para hyrjes ndërsa hap shishen e benzinës dhe fillon ta hedh mbi trup. Dy sekonda më pas janë 3 efektivë të Gardës së Republikës që ndërhyjnë për ta neutralizuar. 

Në orën 14:22: e 55 sekonda personi rrethohet nga gardistët ndërsa atij i hiqet shishja e benzinës nga dora. 

Ora 14:23: e 20 sekonda personi është neutralizuar nga Garda, aty afrohen patrullat e policisë

Ora 14:24: e 30 sekonda, efektivët e patrullës Shqiponja dhe efektivët e rendit prangosin djalin dhe e shoqërojnë drejt Komisariatit nr. 1.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 19/07/2020 00:07

    JEPINI patenten o maskarenj,,patenta merret vetem kur shoferi eshte i pire tape,,,,verini gjobe dhe mbyllet ,,,..bota punon me gjoba...

    Përgjigju
    • Hahaga: 19/07/2020 14:04

      Ishte i pire tape ndaj ja kane hequr patenten. Bota eshte edhe me rrota, me ate taksist ne timon mund edhe te te kishte shtypur ty dhe mbyllej muhabeti. Besoj sdo kishe ankesa meqe te vjen keq pse ja hoqen parenten.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?