Foto nga ngjarja

Kronikë

Tenton të vetëvritet, nga kati i 5 i godinës së Partisë Demokratike në Fier

15 Gusht 2018, 00:00| Përditesimi: 15 Gusht 2018, 01:26

  • Share

Një grua tenton të hidhet nga kati i 5 i godinës së Partisë Demokratike në Fier.

Gruaja në fjalë është 48 vjeçarja Lindita Maloku e cila ka tentuar disa herë  t’ i jap fund jetës, madje më e afërta ndodhi në qershor të këtij viti.

Me një djalë të sëmurë dhe me kushte skandaloze jeton Lindita Maloku nga zona periferike e qytetit të Fierit.

Zonja maloku prej disa kohësh është ndarë edhe nga bashkëshorti, e shkak i kësaj ndarje sipas saj është keqtrajtimi që i bënte i shoqi.

48-vjeçarja shpesh ka kërkuar ndihmë në institucionet shtetërore, por ajo çfarë ka marrë si përgjigje në të shumtën e rasteve përplasja e derës në fytyre, e disa raste të tjera premtime, por asgjë konkrete.

E gjith kjo gjendje e vështirë ekonomike ka qenë shkak i ndërmarrjes së këtij aktit të 48-vjeçares.

Lindita Maloku kërkon të takoj Kryetarin e Bashkisë Armando Subashi, që ti siguroj shtëpi dhe punë.

Në këtë varfëri që është ajo kërkon strehim nga Bashkia e Fierit.

Mirëpo, në vendngjarje ka mberritur policia dhe autoambulanca.

Komento

Komente

  • Lavdie: 24/03/2020 22:42

    Gjeja me e sigurt qe mund te beni per vete dhe per shoqerin. Rreptesisht masa rigoroze se luhet me jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?