Kronikë

Tentuan arratisjen nga '313'-a, izolohen për 90 ditë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele, i paraburgosuri që do ndihmonte planin duke prerë damarët! SHKB nis hetimet

9 Gusht 2021, 11:16| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 11:31

  • Share

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele i paraburgosuri në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh.  Sipas ligjit Çekaj, Pjetri e i paraburgosuri do izolohen për 90 ditë, s'do të kenë kontakte me familjarë apo të burgosur.

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet ditën e djeshme.  Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve, të ndihmuar nga Fatmir Çrepele, kishin planifikuar arratisjen nga qelitë këtë të diel, por pa mundur ta realizojnë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të paraburgosurit për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313.

Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të burgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Të dënuarit do të largoheshin me litar të improvizuar duke lidhur çarçafët me njëri-tjetrin.

Sipas drejtorisë së burgjeve, të burgosurit do të përballen me akuzën e tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.  Pas kësaj ngjarjeje instancat drejtuese të burgjeve kanë urdhëruar rivlerësimin e masave të sigurisë si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Kujtojmë se Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Kurse Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Neni 68 i Ligjit "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve"

Regjimi i mbikëqyrjes së veçantë

1. I burgosuri mund të vendoset nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për një periudhë jo  më të gjatë se 3 muaj kur:

a) rrezikon sigurinë e personelit të institucionit, vizitorëve, ose kur ka rrezik të dëmtojë  veten ose të tjerët;

b) ka rrezik të pengojë veprimtarinë e të burgosurve të tjerë nëpërmjet dhunës ose  kërcënimeve;

c) ka rrezik të detyrojë të burgosurit e tjerë që t’iu nënshtrohen ose të përfitojë prej tyre;

ç) pengon të burgosurit e tjerë të mos zbatojnë rregullat individualisht ose në grup ose nxit  shkeljen e tyre.

2. Vendosja e të burgosurit në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë bëhet me vendim të  arsyetuar të drejtorit të institucionit pas marrjes së raportit të vlerësimit nga Komisioni i  Vlerësimit të Rrezikshmërisë së të Dënuarve. Vendimi i njoftohet menjëherë prokurorit,  drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, të burgosurit dhe mbrojtësit të tij.

3. Pas marrjes së vendimit sipas pikës 2 të këtij neni, drejtori i institucionit urdhëron kalimin  e të burgosurit në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë. I burgosuri ka të drejtë ta ankimojë  urdhrin e drejtorit të institucionit në gjykatën kompetente brenda 10 ditëve nga njoftimi i  urdhrit.

4. Regjimi i mbikëqyrjes së veçantë zbatohet në mjediset e brendshme të institucionit ku  ndodhet i burgosuri.

5. Vendosja në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë është e ndaluar për të burgosurin e mitur dhe gratë.

1628511744_Sequence03.00065811.Still021.jpg

Litari që do përdornin Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele për tu arratisur

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 10/08/2021 05:25

    Verifikoni ne kamera Levizjen e mjeteve jashte per te evidentuar kush i priste.pa tjeter ka patur organizim perfekt.

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2021 23:02

    90 dite izolim t'i merrnin kur rrihen e zihen me njeri-tjetrin,me rojet,ose kur u kapet ndonje gje e ndaluar.Per tentative arratisje,do te ishte me mire t'u shtonin 6 muaj-nje vit nga ato qe ua ka hequr gjykimi i shkurtuar,ose t'ju hiqet e drejta e faljes ose uljes se denimit,ose amnistise,te drejta qe mund t'i fitonin me vone per arsye te ndryshme.Shqiperia ka akoma pune per te bere per te ashpersuar ligjet.

    Përgjigju
  • Mali korabit..: 09/08/2021 14:10

    Kta i prishen pune dhe atij tjetrit qe ka 10 vjet qe do te arratiset.. Se kshu do shtohen masat e sigurise.!!! Futi 41 bis plerat , izolim pa limit, ca 90 dite!

    Përgjigju
  • Asdfg: 09/08/2021 10:21

    Shum gabim policia qe nuk i kap ti shembi ne dru keta horra po i fusin ne izolim..dru ore dru kokes o ti vej truri ne vend o ti dali bam tre her ne dit dru edhe buken ti han si qent..edhe ti shurrosin nga koka zagaret.

    Përgjigju
    • Asdfg: 09/08/2021 19:53

      Cfar buke po thua ti ushqejm ne si popull ore te han mut po them ore mut ...edhe shurren nga koka..

    • Njeri: 09/08/2021 11:35

      Ti mir e ke,po me mire do ishte ti fusnin ne pune te detyruar,keshtu nxherrin te pakten ushqimin e vet e t mos t i mbajme ne me buke..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?