Luftar Reçi

Donin të ‘blinin’ të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi për të tërhequr dëshminë kundër Shullazit, SPAK çon për gjykim Gentian Goskovën e Ervis Kosovën

11 Tetor 2022, 13:06| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 13:14

  • Share

Gentian Goskova dhe Ervis Kosova do të përballen me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pasi akuzohen nga SPAK se kanë tentuar të bindnin përmes parave të penduarin e drejtësisë Luftar Reçin të tërhiqte dëshminë ndaj Emiljano Shullazit.

SPAK njofton se Goskova dhe Kosova, akuzohen për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.

“Hetimi i deritanishëm ka provuar se të pandehurit Gentian Goskova i njohur me pseudonimin (Reqi) dhe i pandehuri Ervis Kosova, në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme (deklarime të marra në funksion të procedimit penal nr.252/2020), duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të parashikuara nga nenet 312-25 i Kodit Penal”, njofton SPAK.

Kujtojmë se për Reçin ka pasur një plan për eleminimin fizik. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.

Pas kësaj situate SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti. Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 11/10/2022 17:16

    shteti ti vrase keta plehra,,,,,se shume po na e cajne trapin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?