Kamioni ku ishte fshehur droga

Tentuan të çojnë mbi 1 ton kanabis në Greqi fshehur mes krundeve, SPAK mbyll hetimet, 6 trafikantë në gjyq

12 Maj 2020, 12:26| Përditesimi: 12 Maj 2020, 12:43

  • Share

TIRANE-Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka mbyllur hetimet duke çuar në gjyq dosjen me 6 të pandehur të cilët akuzohen se tentuan që në shkurt të vitit të kaluar të trafikojnë në Greqi mbi 1 ton kanabis.

Të pandehurit janë; Bashkim Murataj, Gentian Ramadani, Adrian Sako, Zija Hidri, Andrea (Renato) Muço e Mariglen Sako. Lënda narkotike e sekuestruar në Kapshticë ishte e ndarë në 103 thasë, ndërsa u gjet gjatë kontrolleve të imtësishme në doganë.

Në dy kamionët ndodhej një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasët me kanabis.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?