Dy shtetas janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit pasi në makinë iu gjetën doza kanabisi
“B. D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza.
M. M., 29 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa”, informoi sot policia.
Uniformat blu sekuestruan sasitë e lëndës narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.