Moment nga ndeshja Zvicër-Serbi

Sport

Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë

13 Dhjetor 2024, 17:32| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 17:38

  • Share

Pas shortit këtë të premte u mësua se Serbia, për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët në ndeshjen në transfertë kundër Zvicrës, është dënuar me rreth 200 mijë euro gjobë për disa akuza si: sjellje raciste e diskriminuese, mesazhe politike, hedhjen e sendeve dhe ndezjen e fishekzjarreve.

Në këtë ndeshje tifozët serbë tentuan të djegin flamurin shqiptar, ndërsa Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA i ka dënuar edhe me 2 ndeshje pa tifozë në transfertë. Nuk përjashtohet që një nga këto dy ndeshje të jetë kundër Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit, edhe pse në 2014 në dy ndeshjet si në Beograd ashtu edhe në Elbasan nuk pati tifozë udhëtues. Serbia është gjobitur gjithashtu edhe për ndeshjen tjetër të Ligës së Kombeve kundër Danimarkës.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?