Paratë e sekuestruara

Tentuan të fusnin 32 mijë euro nga pikat Kufitare në Durrës dhe Morinë, nën hetim 2 poseduesit

28 Shkurt 2023, 14:43| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 14:59

  • Share

Dy persona janë vënë nën hetim pasi tentuan të fusnin mbi 32 mijë euro të padeklaruara në vend. Bëhet fjalë për  58 vjeçarin, J.R i cili u vu nën hetim pasi tentoi të futej në pikën kufitare të Morinës me 20 mijë euro të padeklaruara të fshehura në automjetin që drejtonte. 

Po ashtu në Portin e Durrësit, në automjetin e 35 vjeçarit të identifikuar si K.B janë gjetur 12.205 euro të padeklaruara.Shumat e parave të zbuluara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?