Shtetasja ruse Svetlana Timofoeva

Tentuan të hynin në ish-uzinën e armëve në Gramsh, Rusia kërkon ekstradimin e ruses Svetlana Timofeeva

19 Dhjetor 2022, 15:44| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 16:02

  • Share

Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e cila u arrestua se bashku me dy shtetas të tjerë, pasi tentuan që të futen në ish-uzinën e armëve në Gramsh, në gusht të këtij viti dhe sulmuan dy ushtarët shqiptarë të cilët po ruanin uzinën.

Burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi, nga prokuroria e Elbasanit konfirmojnë se ka një kërkesë, por që ende nuk është çuar zyrtarisht në gjykatë, pasi po verifikohet bazueshmëria në ligj dhe konventa, pasi ka një procedim penal këtu. Kërkesa ka ardhur dy javë më parë.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP. 

Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 19/12/2022 19:57

    Pse nuk e kerkuar më parë, por tani kur ëshë rebellattack serbia fashiste…apo kjo informatorns e Edvin shqipfolësit duhet ta informoj Putinin me informacione të sakta se qfar plane ka Prishtinë zyrtare…ahhhh tradhtar i pështirë që je , gjer kur më….???

    Përgjigju
  • A. N.: 19/12/2022 16:20

    Shkembejeni kete superspiunen me ndonje trafikant droge qe do i kene kapur qeverise tone andej ne Rusi. Madje kjo vjen sa per 2 trafikante sepse ishte super e specializuar ne shtypje sprajti me spec djeges.

    Përgjigju
  • Ali: 19/12/2022 15:53

    Lerini njerezit te ikin ne shtepi o palaco shtet , po spiunonin halet qe ka ushtria jone hhaahah sa turp

    Përgjigju
    • Arbëri: 19/12/2022 19:58

      Ali Rusi shqipfolës

    • Patrioti: 19/12/2022 18:32

      O Ali po pse shkoi kjo "turistja" ne Gramsh te ish uzina ushtarake e nuk shkoi ne Ksamil apo Dhermi per pushime? Provoje ta sulmosh policine ushtarake ne nje objekt te mbrojtur ne Rusi dhe te harrohesh ne ndonje gulag me celsat ne pus.

    • Artur: 19/12/2022 17:45

      Palaco je ti.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?