Tre persona nga Sri Lanka janë arrestuar në Qafë Thanë teksa tentuan që të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Sipas policisë, Nandana Liyanage 57-vjeç, Ajith Kankanilage 51-vjeç dhe Kushan Wijesinghag 36-vjeç paraqitën për kontrolle leje qëndrimi në Itali, që dyshohet se ishin të falsifikuara.
“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për goditjen e paligjshmërive, në PKK Qafë Thanë është ushtruar kontroll ndaj 3 shtetasve nga Sri Lanka. Secilit prej tyre ka tentuar të kalojë kufirin me leje për qëndrim në Itali, që dyshohet se është e falsifikuar.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. W., 36 vjeç, të tre banues në Sri Lanka, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave"”, njofton policia.
Komente
