Policia franceze

Tentuan të kalonin 17 kg kokainë nga Spanja në Francë, 2 shqiptarë të arrestuar

7 Dhjetor, 10:56| Përditesimi: 7 Dhjetor, 11:03

  • Share

Francë-Dy shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë arrestuar nga policia franceze teksa transportonin rreth 17 kg kokainë me makinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të 5 dhjetorit.

Kanë qenë doganierët e Cierp-Gaud ata që kryen sekuestrimin duke kontrolluar automjetin në jug të Haute-Garonne.

Konkretisht automjeti i dy shqiptarëve vinte nga Spanja dhe është arritur të kapet në qytetin e vogël Saléchan, i cili ndodhet më pak se 20 km nga kufiri spanjoll.

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan disa pako, që përmbanin në total 16.7 kg kokainë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?