Foto nga Rinasi

Kronikë

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara drejt Britanisë, bien në prangat e policisë dy turq në Rinas

21 Qershor, 17:12| Përditesimi: 21 Qershor, 17:18

  • Share

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara drejt Britanisë së Madhe, por bien në rrjetën e kontrolleve të Policisë Kufitare në Rinas. Dy turqit janë arrestuar në flagrancë, pasi u kapën me pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

"Gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, u evidentua dhe u godit një rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente false"- njofton Policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, janë arrestuar në flagrancë dy turq H. K., 29 vjeç, A. H., 21 vjeç, të cilët do të përballen me akuzat për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sipas hetimeve , 29-vjeçari H. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin Tiranë-Luton, paraqiti në sportel një pasaportë greke, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare ngritën dyshime se ishte e falsifikuar. Të dy turqit u shoqëruan menjëherë në vijë të dytë për një kontroll më të detajuar.

Gjatë verifikimeve, H. K. u kap me një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke, të cilat dyshohet se ishin gjithashtu të falsifikuara. Pasaporta greke e paraqitur prej tij rezultoi false pas ekzaminimit laboratorik.

Njoftimi plotë i policisë:

Goditet një rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas turq.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionit e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të dy me kombësi turke, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje, shtetasi H. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin Tiranë–Luton, së bashku me shtetasin A. H., paraqiti një pasaportë greke, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar. Të dy shtetasit u kaluan në vijë të dytë për kontroll më të detajuar.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit H. K. një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke, të dyshuara si të falsifikuara. Gjithashtu, edhe pasaporta greke e paraqitur rezultoi e falsifikuar.

Ndërkohë, në çantën e shpinës së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën një pasaportë turke me të dhënat e shtetasit H. K., e cila, pas ekzaminimit në laborator, rezultoi dokument i rregullt. Në bagazhet e shtetasit A.H., Policia gjeti një pasaportë greke, një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke me të dhënat e shtetasit Y. Y., të cilat, pas ekzaminimit paraprak në laborator, rezultuan të falsifikuara.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare Rinas mbetet e angazhuar për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve, menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik, si dhe për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?