Tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme 5 sirianë, policia arreston dy persona

28 Korrik 2020, 15:01| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 15:06

  • Share

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona me banim në Kamëz të cilët po transportonin sirianë drejt kryeqytetit. Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00 policia ka ndaluar dy mjete një prej të cilave po transportonte 5 sirianë.

Për transportimin e tyre drejtuesi i mjetit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka përdorur rrugën e re të QafëPllocë-Qukës. Mësohet se sirianët janë kthyer mbrapsht. Ditëve të fundit janë goditur dhjetëra raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Rasti i fundit ishte transportimi i 7 sirianëve drejt kryeqytetit i cili përfundoi me një aksident dhe plagosjen lehtë të 4 sirianëve në aksin Korçë-Pogradec.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?