Dokumentet false të dy të rinjve të arrestuar

Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente false, dy të arrestuar

21 Tetor 2020, 14:36| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 14:39

  • Share

Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente false, dy të arrestuar! Në pranga .K., 21 vjeç, vinte nga Italia me pasaportë italiane false  dhe A.A., 26 vjeç, tentoi të ikte në Gjermani me vizë false.

"Kontrollet e shtuara duke përdorur edhe bazën logjistike më të fundit po parandalojnë dhe godasin rastet e tentativave për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Vihen në pranga 2 shtetas.  Njëkohësisht, bashkëpunimi me homologët identifikon dhe godet një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm drejt Anglisë, me qëllim kërkimin e azilit politik. Vihet në pranga dhe shtetasja që i kishte dhënë ndihmë shtetases që u kap në Angli, duke përdorur gjeneralitetet e saj.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e rasteve të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave", shtetasit:

-I. K., 21 vjeç, mbajtës i pasaportës italiane, i cili udhëtonte me linjën ajrore me itinerar Itali-Rinas. Pas verifikimit në laborator pasaporta italiane dhe karta e identitetit italiane rezultuan të falsifikuara. Nga kontrolli në vijën e dytë iu gjet e fshehur në çantën e tij edhe pasaporta shqiptare me të dhënat e tij.

-A. A., 26 vjeç, mbajtës i pasaportës siriane, i cili ka paraqitur pasaportën siriane dhe biletë me destinacion Gjermaninë. Nisur nga dyshimet në shkrimin e vizës dhe elementet e sigurisë së vizës gjermane, janë krijuar dyshime se viza mund të ishte e falsifikuar. Pas kontrollit të detajuar rezultoi se viza ishte e falsifikuar.

Njëkohësisht, falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe homologëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar dhe profesionale u bë i mundur dokumentimi dhe ndalimi i shtetases M. B., 22 vjeçe. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 23.08.2020, ku shtetasja shqiptare S. D. ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Anglisë, e cila është kapur nga autoritetet angleze me dokumente të falsifikuara, kartë identiteti italiane dhe kartë shëndeti me të dhënat dhe gjeneralitetet e shtetases M. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?