Kronikë

Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohet 51-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur! Nën hetim i riu nga Tirana

23 Shtator, 11:03| Përditesimi: 23 Shtator, 11:09

  • Share

Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit e një tjetër është vendosur nën hetim për shkak të shkeljeve të qarkullimit rrugor dhe tentativave për të korruptuar oficerët e Rrugores.

51-vjeçari u arrestua pas drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Për të mos kryer testin e alkoolit, ai ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë me 20 euro.

“Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte efektivët, duke iu ofruar 20 euro për të mos kryer testin e alkoolit. Vihet në pranga shtetasi G. R., 51 vjeç, banues në Durrës. Nga kryerja e  testit të me alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.71 mg/l”, njofton policia.

Ndërkohë një 31-vjeçar është vënë nën hetim pasi gjatë një kontrolli të policisë së Durrësit, ka tentuar të korruptojë më 2000 lekë të reja efektivët.

“Ndërkohë, gjatë monitorimit dhe kontrolleve të shërbimeve të Policisë Rrugore të Durrësit, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, u procedua penalisht shtetasi Sh. K., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar 2000 lekë të rinj”, thuhet në njoftim.

Policia Rrugore e Durrësit apelon sërish për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?