Kronikë

Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores, një i arrestuar! Tjetri në hetim (VIDEO)

19 Shtator, 11:39| Përditesimi: 19 Shtator, 12:14

  • Share

Një drejtues automjeti është arrestuar dhe tjetri do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentuan të korruptonin efektivin për të mos u ndëshkuar.

43-vjeçari i arrestuar i ka ofruar Rrugores 1000 lekë për të mos kryer testin e alkoolit - pasi po drejtonte mjetin i dehur.

"Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e penaliteteve. Për këto raste:

U arrestua shtetasi A. C., 43 vjeç, banues në Golem, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Ai iu ka ofruar shërbimeve, 1000 lekë për të mos kryer testin e alkoolit", njoftoi sot policia.

Ndërkohë 39-vjeçari i cili do të hetohet në gjendje të lirë tentoi t'i korruptonte me 2000 lekë pas kalimit të gabuar në semafor.

"U procedua penalisht shtetasi J. N., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi iu ka ofruar shërbimeve, 2000 lekë, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për kalim të gabuar në semafor", thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?