VIDEO/ ‘Më jep vetëm letrat’, gruaja me ‘BMW’ luksoze tenton të korruptojë policin në Tiranë! Në pranga edhe 4 shoferë të tjerë për të njëjtën shkelje

6 Shkurt, 08:55| Përditesimi: 6 Shkurt, 09:52

  • Share

TIRANË- Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të korruptuar punonjësit e policisë për mos t’i ndëshkuar me gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimit.

Në pranga kanë rënë  A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç.

Në video, shihet momenti kur një grua që drejtonte një automjet luksoz tip 'BMW' tenton të korruptojë efektivin i cili dëgjohet teksa i thotë "Më jep vetëm letrat"

Të njëjtën tentativë e kanë bërë edhe drejtuesit e tjerë të automjeteve, të cilët pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor kanë tentuar të korruptojnë policët për mos t'u ndëshkuar. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sonila: 07/02/2024 00:21

    Policet e tiranes dihet qe punojne por ne qytete te tjera psh vlora apo fieri policet hane farà shohen kush tu jdp dhe nuk vendosen gjoba se kane njohjet e ryre dhe kane frike nga rrugaceria

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/02/2024 19:01

    Pershendes çdo perpjekje te policise per te vendosur rregull, ne vendin tim te dashur, ku shumica ben cdo dite, çdo gje, qe te jetoje ne kaos dhe ne anarshi. Uroj dhe shpresoj qe te tilla kontrolle te ushtrohen çdo dite pa asnje tolerance daj shpellarëve qe duan vetem kaos dhe punojne çdo dite per ta krijuar kaosin

    Përgjigju
  • Tirona: 06/02/2024 12:40

    Busht.at e tirones kan fillu me lek e korrupsion

    Përgjigju
  • Genti: 06/02/2024 12:06

    Bravo super aksion, e keni mbytur krimin

    Përgjigju
  • Gj. Kola: 06/02/2024 11:46

    Kam mbi 30 vjet emigrim dhe nuk më ka bërë vaki që një punonjës rendi të më japë të kuptoj se mund të mbyllë një sy kundrejt pushtetit (vozisja nga mëngjesi deri në darkë) dhe me sa shihet edhe në vendin tonë është e pamundur që policia t'a uli veten dhe të kërkojë para. Nuk kuptoj, derisa ke aq para , perse nuk paguan taksat e makinës që të jesh në rregull me kodin rrugor. Komplimente punonjëses së rendit. Figura e punonjësit të rendit nuk është më ajo e para disa vitesh. Është shumë më e piastre.

    Përgjigju
    • luli: 06/02/2024 15:17

      Ik o koqe , ka fut leket ne letra se ashtu i duan te gjith , ka qen pa fat se ka pasur kameran e trupit ndezur polici ndaj ...

    • IDE: 06/02/2024 12:35

      NUK KE PARE GJE AKOMA......

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?